Me smartfonët e rinj Pixel 7, Google sjell edhe një çip të ri në zemër të tyre. Tensor G2 vjen për të pasur çipin e zhvilluar nga Google me inteligjencë artificiale dhe funksionalitete ndërtuar posaçërisht për këta smartfonë.
Vjen me një çip të integruar Titan M2 që kujdeset për sigurinë. Procesorët e smartfonëve janë ndryshe nga procesorët që shohim në kompjutera desktop apo laptopë.
Në të vërtetë ato janë platforma, system-on-chip, ku akomodojnë jo vetëm njësinë qendrore të përpunimit të të dhënave CPU por edhe çipin grafik dhe çipe të tjera si NPU, çipe sigurie apo çipe për përpunimin e sinjalit të imazhit.
Fotot realizohen 2 herë më shpejtë me modalitetin Night Sight falë Tensor G2 dhe fshihet gjithashtu pas modalitetit Cinematic Blur që përcakton sesi videot fokusohen. Në Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro, Tensor G2 sjell funksionalitetin “Photo Unblur” e cila i bën fotot më të mprehta si dhe Super-Res Zoom, që përmirëson cilësinë e imazhit gjatë zmadhimit dixhital.
Tensor G2 ka dy bërthama të mëdha, dy bërthama të mesme dhe katër bërtham të vogla. Frekuencat ndryshojnë 5Mhz dhe 10Mhz mes bërthamave të mëdha dhe të mesme. Për bërthamat e mëdha dhe të vogla Google përdor arkitekturën e Cortex X1 dhe A55 të ARM.
Janë bërthamat e mesme ato që janë përditësuar nga Cortex A76 në A78.d