Akuzat për korrupsion dhe aleanca me Berishën, socialistet evropiane i “japin duart” Ilir Metës

Partia Socialiste Evropiane ka përjashtuar kreun e PL, Ilir Meta nga mbledhja që do të mbahet në Berlin me 14 dhe 15 tetor.

Lajmi është konfirmuar nga vetë zëvendëspresidenti i PES, Giacomo Filibek i cili tha se kreu i PL-së nuk është më i dëshiruar në këtë kongres.

Shkak për këtë pohon ai është bërë aleanca e Metës me kreun e PD, Sali Berisha.

“Nuk e kam idenë nëse adresat email ishin të gabuara apo të sakta, por ju konfirmoj se Ilir Meta nuk është më i ftuar i dëshiruar në kongresin tonë si shkak i vendimit të tij për t’u bërë aleat me Sali Berishën. Në të shkuarën ai është ftuar gjithnjë si i mirëpritur, herën e fundit në Kongresin e Lisbonës në dhjetor 2018, dhe ai ka pasur gjithnjë interes të mbajë marrëdhënie të mira me ne”, tha ai.

Kujtojmë se pak para reagimit të Filibek, mediat publikuan emalin që i ishte dërguar Metës ku i kërkohej që mos të merrte pjesë në Kongres.

Emaili i plotë:

I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë.

Emaili i dërguar
Emaili i dërguar

Lidhur me përjashtimin e tij nga Kongresi në Berlin, Partia e Lirisë njoftoi se ky ishte një rast flagrant, pasi kreu i saj nuk ka kërkuar asnjëherë që të jetë pjesë e mbledhjes.

“Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri. Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane! Dhe nëse ky “Fake News” nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e “gjermanit” që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa! Edhe shtyllës së turpit do t’i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë. Ndaj këtë “Fake News” merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë! Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!”, thuhet në reagim./priza.al

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *