Berisha prek me fjalët: Rrezikonim të humbnim PD

Kreu i PD, Sali Berisha nga Gjirokastra tha se Partia Demokratike u kthye si rithemelim pasi nevojitej një ndryshim.

Berisha tha se PD rrezikonte të zhdukej si parti, ku theksoi se kjo do të ishte një fatkeqësi kombëtare.

Sipas tij opozita do realizojë qëllimet e vëna dhe se do vendosë frenat në politikë.

“Rithemelimi është për mua kushti themelor i ekzistencës së PD. PD kaloi një proces të pashembullt në historinë e forcës politike, betejë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Të pranimit të saj, akuzës pa dokument e ndërgjegjes së anëtarëve të saj.

U gërshetuan këto rrethana në këtë rast, PD shkoi me alternativën të jesh mos jesh. Mendoj se PD për të jetuar kishte si alternativë ndryshimin e thellë ose të zhdukej si fatkeqësi kombëtare. Për opozitën nuk ka sëmundje më të madhe se ajo e opoztinizmit. Kjo sëmundje u frena, po bëjmë gjithçka për të qenë të vërtetë. Programi ka ndryshuar thellësisht, jemi për pronën e votën e lirë. I rikthyem këto norma, ndaj do jenë shtylla kryesore”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *