Cristiano Ronaldo nuk di të shënojë as me portën bosh, momenti i keq i sulmuesit vazhdon edhe në Europa League

Sezoni i deritanishëm i Cristiano Ronaldos ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyes. Portugezi është bërë zgjedhja e dytë në sulmin e klubit anglez dhe po luan si titullar vetëm në Europa League. Deri pak muaj më parë një gjë të tillë CR7 nuk do ta kishte imagjinuar kurrë. Momenti i keq përfaqësohet nga gabimi që bëri ndaj Omonia Nicosia. Një gabim i pashpjegueshëm për një kampion si ai.

Ndaj Omonia-s Cristiano u rikthye titullar dhe në Qipro e kërkoi golin, si gjithmonë, por ndoshta edhe më shumë se zakonisht, duke qenë se për një herë është titullar dhe është në kërkim të golit të 700-të.

RASTI I RONALDOS

Në minutën e 77′ Ronaldo ka një mundësi të pabesueshme për të mbyllur ndeshjen, për të shënuar golin e dytë të sezonit (i pari me penallti ndaj Sherifit) dhe për të arritur shifrën 700. Bruno Fernandes bën çfarë të dojë, ngatërron portierin dhe me një prekje të lehtë dhe preciz shërben Cristiano Ronaldon i cili me portën e boshatisur godet shtyllën. Tani Ronaldos i mungojnë golat e thjeshtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *