Partizani e kontestonte dy vite më parë, FSHF-ja cakton arbitrin e supersfidës

Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Vllaznia – Partizani, e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Kjo sfidë i është besuar gjyqtarit fierak, i cili ka ndarë drejtësi edhe më parë mes këtyre dy ekipeve.

Saktësisht në mars të vitit 2020, Cjapi u kontestua nga të kuqtë po në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia fitoi me penallti të akorduar nga ai. Sot ndeshja është programuar të zhvillohet në orën 17:45, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Shkreta dhe Malo. Kurse i katërt, Laver Alla.

Në VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, kurse asistent Kociaj. Kujtojmë që Partizani gjendet në vendin e parë me 12 pikë, kurse Vllaznia në vendin e pestë me 10 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *