Shkon në 3 të vdekur dhe 28 të plagosur bilanci i tërmetit në Kinë

Një tërmet i fortë dhe i cekët tronditi Kinën jugperëndimore pranë kufirit me Mianmar, duke vrarë të paktën 3 persona dhe duke plagosur 27 prej tyre. Ndërsa sot në mëngjes, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi vendin duke shembur një urë dhe shkaktoi dëme të tjera në Kinën qendrore. Tërmeti i dytë goditi pjesën jugore të provincës Qinghai, rreth 1.000 kilometra (621 milje) në veri të tërmetit të parë në provincën Yunnan.

Gjeofizikanti i Shërbimit Gjeologjik të SHBA Jonathan Tytell, tha se të dy tërmetet nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Nga goditja në Qinghai të paktën 8 persona u plagosën. Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje deri më tani, por vetëm dëme materiale si çarje të rrugëve dhe shëmbje të një ure.

Byroja sizmologjike e provincës Yunnan deklaroi se magnituda e tërmetit të së premtes ishte 6.4 dhe tha se goditi 8 kilometra (5 milje) nën sipërfaqen në veriperëndim të qytetit të Dalit. Tërmetet e cekëta shpesh shkaktojnë më shumë dëme, veçanërisht në zonat e populluara. Tërmeti shkaktoi lëkundje të forta në zonën e Dali, por raportet e lajmeve kineze treguan dëme relativisht të vogla.

Tre njerëz vdiqën dhe 28 u plagosën, deklaroi departamenti i lajmeve i provincës sw siç raportohet nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e cila flet për pasoja për mbi 72,300 banorë dhe rreth 21,000 shtëpi. Ndihma e shpejtë ka ndërhyrë menjëherë dhe ka dërguar të gjitha paisjet emergjente dhe çadra në zonat e prekura. Në Qinghai, autoritetet ngritën strehimore të përkohshme  për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme.

Vitin e kaluar, një tërmet me madhësi 5 ballë në Yunnan vrau katër vetë dhe plagosi 23. Tërmeti më i keq i Kinës në vitet e fundit goditi pjesën perëndimore malore të provincës Sichuan në veri të Yunnan në 2008, duke vrarë gati 90,000 njerëz.

[Burimi “The Washington Post”/ përshtati në shqip “Priza.al”]

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *