Gjithmonë është një lloj frike kur vjen fjala për takimin e parë. A do ta pëlqeni njëri-tjetrin? A do Përputheni sa duhet? A do të funksionojë? Apo jeni i destinuar të dështoni edhe këtë herë?
Pa dyshim, kur mendoni shumë se si të dilni nga sikletosja e një takimi të parë, dihet se do krijoni akoma më shumë ndroje e frikë se duhet. Megjithatë, një zgjidhje ekziston. Si ta thyesh akullin në një takim? Duke bërë pyetjet e duhura. Po cilat pyetje është çështja? Në këtë artikull do t’ju japim një udhëzim nga fillimi deri në fund se si të thyeni akullin për çfarëdolloj teme.
Pyetjet akullthyese rreth historisë së jetës dhe familjes
Sigurisht, e di se duket e mërzitshme të pyesësh për familjen në takimin e parë. Mirëpo, të mësosh më shumë për rrënjët e personit që ke përballë, nga ka ardhur dhe si është rritur mund të të ndihmoj shumë të kuptosh karakterit të tyre të vërtetë. Këtu janë disa pyetje akullthyese me të cilat mund të nisni në takimin e parë:
Sa vëllezër e motra ke?
Ku je rritur?
Cilat ishin disa nga gjërat e tua të preferuara ndërsa rriteshe?
Cili është kujtimi yt i preferuar i fëmijërisë dhe pse?
Ke pasur ndonjë kafshë shtëpiake kur ishe e vogël? Si quheshin dhe si ishte t’i kishe?
Cila është gjëja më e frikshme që ke hasur si fëmijë?
Në cilën shkollë ke shkuar?
A ke ndonjë miqësi fëmijërie që e ke edhe sot e kësaj dite?
Si ishin prindërit tuaj kur po rriteshe?
Rëndësia të pyeturit në lidhje me fëmijërinë është që të mësoni më shumë rreth mënyrës se si ajo/ai ndërvepron dhe lidhet me njerëzit që janë afër saj/tij. Lidhjet e sigurta familjare mund të nënkuptojnë që personi që po takoni e vlerëson besnikërinë, kohën cilësore dhe marrëdhëniet kuptimplota.
Punësimi dhe natyra e punës
Përsëri, këto mund të mos duken si pyetjet më emocionuese për të bërë në një takim të parë, por ato hedhin dritë mbi llojin e personit me të cilin jeni përballë. Ka nga ata njerëz që punojnë në pasionin e tyre, ndaj kjo mund të jetë një nisje bisede e bukur.
takimi i pareice questions
Ku punon dhe sa kohë ke që punon aty?
A mund ta përshkruash ditën tënde të zakonshme në punë?
Nëse ka një gjë që mund të ndryshosh në lidhje me natyrën e punës tënde, cila do të ishte dhe pse?
Cila është gjëja jote e preferuar për punën që bën?
Çfarë nuk të pëlqen tek puna jote?
Çfarë të pëlqen të bësh për tu relaksuar pas një dite të ngarkuar pune?
A keni miqësi me kolegët/et tuaja të punës?
Nëse zbulon se personi që po takoni mund të jetë një tip dembeli, ose moskokçës, kjo nuk është shenjë e mirë. Veçanërisht nëse je duke kërkuar për dikë që mund të jetë pak më i përkushtuar në ndërtimin e një jete të qëndrueshme familjare.
Në serinë e artikujve në lidhje me pyetjet akullthyese, herës tjetër do t’ju sjellim pyetje që mund të bëni në lidhje me Hobit dhe Interesat e tyre, Planet për të ardhmen, Kjo apo ajo – pyetje për zgjedhje interesante, si dhe Pyetje të Sikletshme. Lexoni serinë e këtyre artikujve dhe na thoni çfarë mendoni për këto pyetje.