Publikoi foton e vajzës në Facebook, nëna zbulon sëmundjen e rëndë nga komentuesit

Një nënë e re ka postuar një foto të së bijës në rrjetin social Facebook, por nuk ka arritur të kuptojë se diçka nuk shkonte. Tara Taylor vuri re se kishte diçka të çuditshme në foto, por besoi se shkëlqimi që shfaqej në syrin e majtë ishte vetëm një reflektim i dritës së celularit.

Miqtë e saj kanë ndarë koemnte pozitive për foton, por disa prej tyre panë diçka që askush nuk e kishte vënë re më parë. Ata menjëherë i dërguan një mesazh nënës, duke i thënë se do të ishte mirë të shkonte te një mjek për të parë syrin e vajzës.

Por ata nuk mendonin se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe. Tara vendosi të marrë këshillat e tyre dhe vizitoi një mjek me vajzën e saj. Minuta më vonë, pasi u kthyen rezultatet e testit, Reilly u diagnostikua me sëmundjen Coats. Falë vëzhgimit dhe nxitjes së miqve të saj, problemi i vogëlushes u diagnostikua në kohë duke i shpëtuar syrit.

Çfarë është sëmundja Coats

Sëmundja Coats është një sëmundje tipike e njëanshme e karakterizuar nga rritja jonormale e enëve të gjakut prapa retinës, duke çuar në anomali të enëve të gjakut të retinës dhe shkëputje të retinës, dhe imiton retinoblastomën. Sëmundja përparon ngadalë dhe në stade të avancuara rritet rreziku i shkëputjes së retinës, ndërsa mund të zhvillohet glaukoma dhe katarakti. Sëmundja zakonisht shfaqet në dekadën e parë të jetës dhe zakonisht prek njërin sy.

Sipas të dhënave të Shoqatës Panhelenike të Retinopatisë, sëmundja prek kryesisht djemtë dhe 90% prek vetëm njërin sy. Simptoma karakteristike e Coats është leukokoria, e cila karakterizohet si një reflektim jonormal i dritës në retinë. Simptomat përfshijnë gjithashtu fotopsinë dhe miopinë. Një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes Coats është “syri i verdhë” në fotografimin me flash. Ashtu siç funksionon efekti i “syrit të kuq”, i shkaktuar nga reflektimi i enëve të gjakut në pjesën e pasme të një syri normal, në foton e syrit të Coats, do të shfaqet një reflektim i verdhë.

 

/living

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *