Panna Cotta është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Sekreti i recetës është përdorimi i kremit të qumështit dhe jo kombinimi i kremit të qumështit me qumësht. Gjysma e kremit të qumështit zihet, kurse gjysma tjetër rrihet fort derisa të lidhet. Pjesa që zihet duhet të lihet të ftohet dhe kur të ketë arritur temperaturën e ambientit të përzihet me kremin e rrahur të qumështit nga posht-lart që kremi i qumështit të mos e humbas lidhjen.
Koha e përgatitjes:
20 minuta
Koha e pushimit: 3 orë
Për 4 persona
Përbërësit
250 gr krem qumështi, 2 lugë gjelle sheqer, 1 fletë xhelatinë, fruta pylli ( luleshtrydhe, stika, copëza lajthie etj.)
Përgatitja
1. Vini të ziejë 125 ml krem qumështi. Shtoni 2 lugë gjelle sheqer dhe lëreni të ftohet.
2. Rrihni me një rrahëse elektrike 125 ml e mbetura të kremit të qumështit.
3. Bashkoni kremin e qumështit të ftohur me kremin e rrahur, duke i përzier me kujdes nga posht – lart.
4. Vendosni fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë. Më pas kullojeni.
5. Shtoni xhelatinën tek kremi dhe ndajeni masën në tasa individualë.
6. Lërini të ftohen në frigorifer për tri orë. Me ndihmën e një maje thike nxirreni panna cotta-n nga forma.
7. Përmbyseni në një pjatë ëmbëlsirash dhe zbukurojeni sipas dëshirës.
Këshilla e shefit
Panna Cotta mund të shërbehet me krem çokollate, shurup karameli, si dhe krem frutash apo fruta të freskëta si luleshtrydhe, kiwi, dardhë, boronicë etj.