Partizani ka “hedhur pas krahëve” humbjen në derbi dhe është rikthyer te fitorja. “Të kuqtë” kanë fituar me përmbysje përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Kolela pësoi golin në minutën e 39 nga Hoxhaj. “Demat” bënë disa ndryshime në formacion dhe gjetën golin e barazimiz me Da Silvën në minutën e 67, ndërsa në minutën e 86, Skuka i dha 3 pikët vendimtare Partizanit, të cilët thyen tabunë e tre viteve pa fitore në “Loro Boriçi”.
Me këtë fitore, Partizani ruan kryesimin me 15 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 5 me 10 pikë.