Berisha sulmon Ramën: Po largon të rinjtë nga Shqipëria

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar gjendjen e arsimit në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij me banorët e Gjirokastrës, Berisha tha se ky sistem sot po rrokulliset për shkak të politikave që ndjek qeveria. Duke shtuar më tej se të rinjtë po ikin pasi qeveria do që të ikin.

“Në diskutimet tuaja për çdonjërin prej nesh del e qartë se ky vend ka nevojë për në betim për ta shpëtuar. Ky vend në këtë rrokullimë të pandalshme kërkon në katër anët, nga mbarë kombi që të ndalojmë këtë rrokullisje.

Kërkon një besë nga ne. Asgjë nuk ka më serioze një komb se arsimi. Ky sistem po rrokulliset. Universitetet që ishin të projektuara si qendra të zhvillimeve rajonale po shuhen sepse u përdorën kritere. U hoq dorë nga arsimimi masiv për të cilin ne kishim nevojë jetike dhe u kalua në arsimimin selektiv që bota e ka braktisur që nga viti 1980. Ne ndoqëm një shembull të ndjekur nga vendet e lira 25-30 vite para nesh. Të rinjtë po ikin sepse qeveria do që të ikin.

Nëse ti rrit mesataren duke marrë parasysh mesataren e Tiranës, ti godet të gjithë Shqipërinë rurale. Para tre ditësh në Bubq një fermer me 8 klasë shkolle më tha që Edi Rama po i largon fëmijët me mesatare. Ai kishte kuptuar që Edi Rama e përdor si shpatë mesataren. Ai asgjësoi kërkimin shkencor në universitete. Nga ana tjetër atë trend që kishim për rritje rrogash dhe pensionesh ai e ndërpreu”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *