Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Këngës, Eurovision 2023. Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj. Liverpool ka mposhtur Glasgow për të qenë mikpritës i konkursit ndërkombëtar të këngës
Mbretëria e Bashkuar po pret konkursin pasi organizatorët vendosën se nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainën për shkak të luftës. Ukraina fitoi të drejtën për të pritur konkursin e këtij viti, por u përjashtua nga organizatorët e Eurovisionit, të cilët thanë se nuk mund të sigurojë siguri për artistët.
Mikpritja e Eurovisionit “do të thotë gjithçka” për Liverpool-in, tha drejtoresha e kulturës e qytetit, Claire McColgan, për BBC të premten.
“Ne po e bëjmë atë për Ukrainën para së gjithash, për qytetin tonë të shkëlqyer dhe për njerëzit që vijnë këtu. Do të jetë e pabesueshme”, tha znj. McColgan.
Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në 1998.