Alergjitë e vjeshtës prekin miliona njerëz në mbarë botën çdo vit. Shumë prej tyre zbulojnë se duke qëndruar brenda dhe duke marrë medikamente ndaj alergjive me antihistaminë, mund të mbajnë larg simptomat e rënda.
Nëse vuani nga astma, mund të zbuloni se mbajtja nën kontroll e simptomave të alergjisë kërkon shumë vëmendje dhe durim.
Ja disa këshilla si të qëndroni të shëndëtshëm:
Alergjitë sezonale mund të shkaktojnë bllokim të hundës dhe teshtitje, që mund ta bëjnë më të vështirë për ju frymëmarrjen. Shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën edhe tek njerëzit që normalisht nuk vuajnë nga kjo gjendje. Nëse jeni astmatik, simptomat mund t’i ndieni edhe më të rënduara.Në këto raste marrja e medikamenteve kundër alergjisë mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme.
Përdorni aparatin e frymëmarrjes.Hulumtimet tregojnë se pacientët me astmë kanë më pak gjasa të përjetojnë komplikime të rënda kur përdorin rregullisht aparatin e posaçëm. Koha gjatë sezonit të alergjive nuk bën përjashtim.
Kufizoni qëndrimin në natyrë.Së fundi, kufizimi i ekspozimit ndaj polenit sezonal gjatë sezonit të alergjive është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten. Nëse dilni në natyrë sigurohuni që të ndryshoni dhe lani rrobat pas aktivitetit.