Të gjithë kanë frikë diçka, qoftë kjo një fobi e zakonshme ose qesharake dhe me shumë gjasa, nuk ka asnjë njeri të gjallë që mos të ketë një frikë.
Ndonëse fama dhe pasuria mund ta izolojnë dikë nga problemet e jetës së përditshme, shumë personazhe të njohur janë viktima të frikërave të çuditshme dhe të pazakonta.
Super modelja Tyra Banks vuan nga (delfinifobia), që do të thotë se ka frikë delfinët të cilët i manifestohej në formën e një makthi të përsëritur.
Niall Horan, ish-anëtari i grupit One Direction vuan nga një frikë e tmerrshme ndaj pëllumbave. “Mendoj se pëllumbat më shënjestrojnë”, rrëfeu ai kur një pendë fluturoi përmes dritares së tualetit në shtëpinë e tij.
Steve Jobs vuante nga koumpounofobia ose frika nga butonët. Kjo shpjegon pse në daljet e tij shfaqej gjithnjë me golf apo pse mausi i Apple nuk ka butona dhe që shumë shpejt, u kthye në një pikë kyçe të dizenjimit.
Autori Stephen King mund të jetë shkaku i maktheve për shumë njerëz, por as ai vetë nuk është imun ndaj frikës: shkrimtari vuan nga triskaidekafbobia ose thjesht frika nga numri 13. “Kur shkruaj, nuk e ndaloj kurrë punën nëse faqja është në numrin 13 ose një shumëfish i saj. vazhdoj të shtyp derisa të arrij në një numër të sigurtë”.
Cila erdhi më parë alektorofobia apo ovofobia? (frika nga pula apo nga veza?) Përgjigjen nuk e dimë, por Alfred Hitchhock i ka rrëfyer gazetares italiane Oriana Fallaci se vuan nga e dyta. “Më revoltojnë. Ajo gjëja e bardhë pa vrima që kur e thyen, brenda ka atë gjënë e verdhë, të rrumbullakët, pa asnjë vrimë…Brrr!”
Johnny Depp ka folur për frikën e tij ndaj klounëve. “Duket sikur fshihet një errësirë poshtë sipërfaqes… një potencial për ligësinë e vërtetë. Mendoj se kam frikë prej tyre sepse është e pamundur, për shkak të buzëqeshjeve të vizatuara që të kuptosh nëse janë të lumtur apo duan të të çjerrin fytyrën”.
Piktori Salvador Dali ka patur frikë nga insektet, madje një herë preu kurrizin me brisk sepse mendoi që puçrra që shihte ishte një plesht.
Glossofobia është frika nga të folurit në publik, një prej të paktave që mund të ndikojë në karrierën e dikujt. Aktori Ian Holm kujton një moment kur pikërisht kjo frikë “e paralizoi” gjatë “The Iceman Cometh” në Teatrin Aldwych në vitin 1976, çka e bëri të tërhiqej nga skena për 15 vjet.
Por mos të harrojmë se frikërat mund të mposhten. Ana e mirë e të pasurit fobi është emri sepse kur ka një emër, ka edhe një trajtim. Qofshin terapi ekspozimi, këshillim, psikoterapi apo medikamente, fobitë renditen ndër çrregullimet mendore më të suksesshme në kurim.