FNSH dhe policia ‘zbarkojnë’ në Elbasan, sekuestrohen 1 kg heroinë; detajet e para

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burime paraprake bëjnë me dije policia ka bërë kontrolle në disa qytete të qarkut të Elbasanit për persona në kërkim që lëvizin me armë dhe me sende të paligjshme. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona, por nuk dihet identiteti i tyre.

Nga informacionet e para, bëhet me dije se janë sekuestruar 1 kg heroinë, por pritet një reagim zyrtar edhe nga ana e policisë.

Ndërkohë, personat që posedonin lëndën narkotike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në pikën e postbllokut të ngritur në afërsi te urës së Zaranikës. Kjo ka detyruar forcat e policisë të qëllojnë në ajër me armë, për të neutralizuar situatën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *