Edinson Cavani ka komentuar lidhjen e tij me Cristiano Ronaldon. Kujtojmë se kur portugezi u kthye në Manchester United një vit më parë, uruguaiani i dha numrin e shtatë. Cavani aktualisht luan për Valencia.
“Ne folëm shumë me Ronaldon, hëngrëm darkë disa herë, ndamë mendimet tona për futbollin. Kemi histori të ndryshme jete, por të dy e kemi bërë rrugën nga fundi.
Më dha forcë. E pashë qëndrimin e tij, sesi përgatitej. Më bëri të mësoja”, tha Cavani për Revelo.
Kontrata aktuale lidh Cristiano Ronaldon me Manchester United deri në mesin e vitit të ardhshëm.