Aktorja spanjolle Beatriz Álvarez-Guerra ka humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik.
Mediat e huaja raportojnë se aktorja ndodhej në një makinë që drejtohej nga partneri i tij 24-vjeçar, e cila ka përfunduar në lumë.
Mësohet se i dashuri i saj ia ka dalë të mbijetojë ndërsa aktorja kishte ngecur në makinë. 24-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Beatriz Álvarez-Guerra ishte e famshme në Spanjë për pjesëmarrjen në disa filma dhe seri televizive, si “10 pelis”, “El tiempo” dhe “Anclados”.