Autoritetet Greke duket se kanë disa detaje të reja për sa i përket vrasjes së Caroline Crouch në Glyka Nera të 11 majit.
Në përpjeke për të mbledhur provat e krimit, sipas mediave greke, një video e re ka dalë në dritë, ku është rishikuar zona e ngjarjes dhe është ndjekur rruga e mundëshme që autorët mund të kenë ndjekur.
Mësohet se një kamera që ndodhej pranë shtëpisë ku ndodhi krimi, ka regjistruar një makinë të errët që ishte në këtë rrugë, dhe që kthehet pas dy orësh sërish në të njejtën vend dhe zhduket shpejt.
Makina e dyshimtë e regjistruar nga kamera
Çelësi i çështjes ka shumë të ngjarë të fshihet në rrugën Diadochou Pavlou, afër shtëpisë ku grabitësit kryen dhe vrasjen e Carolines.
Sipas kamerës së sigurisë të siguruar nga “Tunnel”, një makinë e errët lëvizte në Lavriou Avenue dhe më pas kthehet majtas, në orën 3.36 të mëngjesit në drejtim të Rrugës Diadochou Pavlou.
Rreth dy orë më vonë, në 5.30 të mëngjesit, kur autorët thuhet se po largoheshin nga vendi, e njëjta makinë që dilte nga Diadouchou Pavlou në Lavriou, kthehet sërisht drejt Agia Paraskevi.
Në zone nuk ka shumë banesa dhe keqbërësit mund të shkonin drejt shtëpisë në këmbë, përmes një fushe pa i vërejtur askush. Është e çuditshme që kamerat e një kompanie aty pranë nuk funksiononin, ndërsa në një shtëpi tjetër qiramarrësit që ishin larguar, kishin hequr kamerat që kishin.
Por çfarë tha burri i 20 vjeçares për Angeliki Nikolouli?
Burri i Caroline ka kërkuar që t’ju jepet fund thashethemeve dhe skenarëve të cilat janë ndezur disa ditë më parë në lidhje me çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre Ai dukej veçanërisht i revoltuar nga raporti për psikologun. Në komunikimin me programin ai ndër të tjera deklaroi:
“Unë me të vërtetë nuk e di kush mendoi se psikologu tek i cili shkuam pasi gruaja ime kishte lindur, kishte ndonjë lidhje me grabitjen. Kam dëgjuar shumë spekulime por që psikologu ynë do të ndihmojë për të gjetur autorët është më i pavlefshmi’.