Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, ku një prej tyre rrëfen se Ilirjan Feçi i cili u ka premtuar dy vëllezërve 100 mije € për të ekzekutuar Geron Hasenbelliun.
Sipas tij, Ilirjan Feçi dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur Geronin 2-3 herë, por nuk ia kishin dalë ta ekzekutonin. Sakaq, nga dëshmia del se përveç vrasjes së gabuar që ndodhi në “Don Bosko”, ku viktimë mbeti Erion Çela, vëllezërit Beqiraj në bashkëpunim me Kevin Zenelin planifikonin të vrisnin dhe nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pas porosisë së marrë nga Kasandër Noga.
Më pas, Beqiraj ka treguar se Feçit dhe Zenelit u kishte marrë 2 mijë €, dhe kishte marrë një banesë me qira në ‘Don Bosko’ për të ndjekur Geronin.
“Gjatë kësaj jave nuk e pamë Geronin fare, por pamë nipat e tij që na vinin para mbrapa. Të gjendur në këtë situatë, Kevi komunikoi me aplikacionin ‘signal’ me shtetasin Kalandër Noga që ishte jashtë vendit dhe që në telefon Kevini e kishte vendosur me emrin ‘fratello’. Na thoshte që ai ishte në Spanjë dhe ky ishte personi qe paguante para për kryerjen e kësaj pune. Na thoshte që meqë nuk po gjeni Geronin, qëlloni nipat e tij. Kemi ndjekur nipat ku për secilin nga Kasandri do të paguhej shuma 50 000€. I ruajtëm për 2-3 ditë nipat ku kemi ardhur në Tiranë me makina me qira së bashku me vëllanë, pra në datën 27/01/2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat te tabakino dhe Kevini kishte marr përsipër detyrën t’na informonte për lëvizjet e nipave. Disa here Kevini thoshte është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ata ishin 4-5 persona dhe rrinin jashtë. Gjatë këtyre ditëve njëherë, kur ishim te fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi kemi parë që tek zona tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH“, dëshmuan ata para efektivëve. Me vëllanë, Gentianin kemi ndjekur Geronin, Feçi kërkonte me insistim ta vrisnim. Geroni erdhi një mëngjes në Don Bosko dhe më pas nuk erdhi më, dyshoj se na shitit Feçi. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e dy nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’. I thashë Feçit se nuk vras të martën se e kam ters, do e vrisja Geronin të mërkurën. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste”, ka deklaruar Indrit Beqiraj.