Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi akuzohen për shkelje të Kodit Rrugor.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. B., 34 vjeç dhe G. N., 38 vjeç.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. B., 34 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi në aksin rrugor Vishocicë-Bilisht, u kap duke drejtuar motomjetin tip “Loncin”, pa targë, pa leje drejtimi.
– G. N., 38 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Miras, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.