Qytetarit i ngel hatri me Berishën: Martove djalin po një kuti llokume nuk e ke sjellë

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Libohovë, ku është takuar me qytetarët e zonës.

Gjatë takimit një qytetar ka përfituar nga rasti për t’i uruar martesën e djalit Berishës, Shkëlzen Berisha me Armina Mevlanin.

Ku ‘i tërhoqi vëmendjen’ për llokumet që Berisha nuk i kishte çuar.

“Nuk jam materialist por idealist. Libohova është gjithmonë e jotja, qofsh i nderuar dhe fitore. Meqë të kam pritur 7 herë mbase jetoj që të shoh dhe dy herë kryeministër. Këtë e kam personale, ke pasur sebep ke martuar djalin. Po një kuti llokume nuk e ke sjellë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *