Leksionet në auditore/ Ministria e Arsimit vendos kusht për orët që duhet të ndjekin studentët

Ministria e Arsimit ka marrë një vendim të ri lidhur me mësimdhënien në universitete.

Përmes një udhëzimi të firmosur për “Frekuentimin e procesit mësimor, sipas llojit të veprimtarisë mësimore në auditor dhe ciklit të studimit”, Ministria ka përcaktuar sasinë e orëve që duhet të frekuentojë studentët në seminare e leksione.

Në shkresën e mëposhtme, shkruhet se për programet e studimit të ciklit të parë nevojiten një pjesëmarrje deri në 75% të leksioneve.  Për masterin profesional pjesëmarrja duhet të jetë së paku 60% të orëve ndërsa të masterin shkencor 75%.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *