Aktori shqiptar në mes të Londrës, i pakënaqur nga jeta? Bëhet trafikant kokaine por… i ‘bën gropën’ kamera që kishte montuar në makinë

Jetonte prej kohësh në atë vend që shqiptarë e tjerë e kanë ëndërr duke marrë përsipër gjithë farë lloj rreziqesh për ta arritur, madje ai ishte edhe me një superprofesion.

Por ish-aktori shqiptar Sokol Ajazi 36 vjeç, banues në Southgate, në veri të Londrës, duket se ishte i pakënaqur nga jeta. Ai është arrestuar më 1 prill pasi detektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike në një Merceds të drejtuar nga një shqiptar tjetër, Eduart Hajdini, 38 vjeç.

Image

Eduart Hajdini

Ish-aktori shqiptar Ajazi, u arrestua pasi ai kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer e “mori më qafë”, pasi regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine.

Policia ndoqi automjetin për një distancë, para se ta ndalonte dhe të kryente kontrollin pasi kishte dyshime në lidhje me një qese që i kishin parë duke e futur në makinë.

Image

Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga çelsi xhamave nga ku fshihej kokaina.  Kontrolli zbuloi një kilogram kokainë. Eduart Hajdini i cili e shoqëronte në automjet, një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.

Image

Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2000 stërlina ‘cash’. Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë Hajdinit.

SOKOL AJAZI - Photos - StarNow

Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine. Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *