Video/ Plazh në tetor, Vlora mbushet me plazhista

Temperaturat e lartë mbi 27 gradë kanë sjellë ditët verore në Vlorë, ku të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët i janë drejtuar plazhit.

Qytetarët vlonjatë kanë zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojnë afër detit për të marrë rrezet e fundit të diellit këtë vit para se të vijë dimri.

Mësohet se të shumë kanë qenë dhe qytetarë nga Kosova të cilët janë drejtuar Vlorës për të shijuar fundin e orëve të nxehta, para dimrit.

Kjo periudhë është e preferuara për qytetarët pasi deti është më i pastër dhe i qetë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *