‘Na riktheve shpresën’/ Qytetarja-Berishës: Rama blindoi Lazaratin, na vështrojnë nga të gjitha anët

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur një bashkëbisedimin me qytetarët e Lazaratit.

Gjatë këtij takimit, një qytetare ka ndarë hallin e saj ku i ka kërkuar Berishës që të rikthejë në vend rininë.

Ajo tha se ndihen të ‘kërcënuar’, ku ka rrëfyer dramën që ka përjetuar në dyert e komisariatit.

“U ktheve buzëqeshjen fëmijëve dhe neve shpresën. Nuk kemi me kë të hamë bukë. Rama blindoi Lazaratin, na vështrojnë nga të gjitha anët. Pse na i çoi burrin në burg? Policia na morri fëmijët, na i lidhi duart. Ma morën fëmijën, 50 fëmijë më mbuluan. Lidhën 20 fëmijë, ne e kemi mirëpritur Ramën. Nuk dimë si të rimë në shtëpi. Na kthe fëmijët, ngrihemi në mëngjes dhe nuk shohim asnjë. Ka ikur rinia”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *