Receta e fundjavës rekomanduar nga ne është tortelini me pana dhe proshutë.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet fare lehtë dhe do testoni diçka ndryshe.
Përbërësit:
- 320 gr tortelini
- 500 gr proshutë pule
- 120 gr pana
- Kripë
- Piper
Përgatitja:
Fillimisht zieni tortelinin dhe filloni të prisni proshutën në kubikë të vegjël. MË pas proshutën kalojeni në një tigan me pak gjalpë dhe skuqeni. Si të keni gati masën shtrojeni në një tigan panën dhe hollojeni me pak qumësht ose ujë. Mos haroni t’i hidhni kripë dhe piper dhe ta përzieni mirë.
Më pas përzieni salcën dhe hidheni mbi tortelinin dhe e keni gati për ta shërbyer. Mund ta shoqëroni me pak djathë kaçkavall.
Ju bëftë mirë!