Greqi, shqiptari aksidenton për vdekje me traktor djalin e tij 4 vjeç, plagoset dhe nipi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lefkadha të Greqisë, me pasojë vdekjen e një fëmije 4 vjeç dhe plagosjen e kushëririt të tij 16 vjeç.
Një shqiptar i moshës 30-vjeçare, ka aksidentuar për vdekje me traktorin që drejtonte djalin e tij 4 vjeç, pasi mjeti në të cilin ndodheshin u përmbys.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugë të vështirë malore, në rrugën provinciale Syvrou- Karyas, në Egluvi, fshati më malor i Lefkadhës.
Siç raportojnë mediat greke, traktori që po drejtonte babai i të miturit doli nga rruga dhe u përmbys në një fushë ngjitur, duke shkaktuar vdekjen e 4-vjeçarit që ndodhej në traktor dhe të djalit të xhaxhait të së ndjerit, i moshës 16-vjeçare.
Drejtuesi i mjetit u dërgua në policinë e Lefkadhës, ku pas marrjes në pyetje u la i lirë ditën e sotme, për shkak të rrethanave aksidentale të ngjarjes.