Në Itali mbajnë frymën, Milan-Juve premton spektakël, Pioli dhe Allegri caktojnë titullarët

Serie A ka në program një supersfidë pasdite. Milan pret në shtëpi Juventusin, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Kuqezinjtë i kanë besuar Olivier Giroud fazën ofensive, pasi me eksperiencën e tij mund të bëjë diferencën. Mes të përzgjedhurve është edhe Leao.

Në krahun tjetër, trajneri i Zonjës së Vjetër beson shumë te serbët Vlahovic dhe Kostic. Nuk mund të mungojë Cuadrado.

Kampionët në fuqi të Italisë janë në vendin e pestë me 17 pikë. Juvja është në vendin e tetë me 13 pikë.

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Pobega, Brahim Diaz, Leao; Giroud.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Vlahovic.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *