Që fëmija jonë të dijë shumë gjuhë shpesh bëhet krenari dhe mburrje për prindërit duke e rritur nivelin e zgjuarsisë së fëmijës duke i mësuar më shumë se një gjuhë në një moshë të vogël.
Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj.
“Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh” shprehen neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin.
Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj. Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotogrfiave. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës.
Të shkruarit dhe të lexuarit, zakonisht mësohet në klasën e 2- të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare. Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën. Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndalono atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.