Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e rasteve me covid-19 në vendin tonë pëe sa i përket 24 orëve të fundit ku raportohet se janë regjistruar 29 qytetarë të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht mësohet gjithashtu se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusu covid-19.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.
Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561
Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 213
Elbasan 34
Fier 20
Vlorë 19
Shkodër 16
Lezhë 11
Gjirokastër 11
Durrës 7
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1