Sulmuesi francez Antuan Grizman është futur pas 60 minutave në pothuajse çdo ndeshje këtë sezon dhe kjo farsë ka marrë fund.
Sulmuesi francez iu bashkua Atletiko Madridit në një huazim dy-vjeçar nga Barcelona vitin e kaluar. Nëse klauzolat dhe marrëveshjet do të përmbusheshin, klubi madrilen do të ishte i detyruar t’i paguante Barcelonës një tarifë prej 40 milionë euro për ta bërë lëvizjen e përhershme.
Marrëveshja kryesore në kontratë lidhej me minutat e tij. Që lëvizja të bëhet e përhershme, Grizman do të duhet të luajë 45 minuta ose më shumë në 80 për qind të ndeshjeve për të cilat ai ishte në dispozicion gjatë periudhës dy vjeçare.Pasi ka luajtur 45 minuta në mbi 80 për qind të ndeshjeve sezonin e kaluar, këtë sezon Diego Simeone dhe klubi kanë qenë të rezervuar për t’i paguar Barcelonës tarifën e plotë prej 40 milioën eurosh. Por pas diskutimeve të shumta është arritur marrëveshja mes të dyjave klubeve.
Sipas gazetarit të “Sky Sport” Fabrizio Romano, Atletiko do të paguajë 20 milionë euro klubit blaugrana, një shifër e cila është gjysma e tarifës origjinale të shkruar në marrëveshjen e huazimit vitin e kaluar.
Pavarësisht se u largua nga Atletiko Madrid për në Barcelonë në vitin 2019 në kërkim të një suksesi më të qëndrueshëm dhe dështimit atje, thuhet se Grizman donte vetëm një transferim përfundimtar në klubin të cilit fillimisht iu bashkua në 2014./panoramasport