‘E udhëhequr nga një zonjë e shquar’, Berisha ngatërron drejtuesin e partisë simotër të PD në Suedi: Më falni, është burrë

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme për kuotat gjinore në radhët e kandidatëve për zgjedhjet locale ka bërë një gafë. Ndërsa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për disa herë drejtuesit të saj si zonjë.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave derisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre si ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro është burrë? Më falni.

E udhëhequr nga zonja… më falni, është burrë? Ne do respektojmë kuotat, për këshillat është më e lehtë. Do shikojmë mënyrën si ta respektojmë këtë për qytetar të parë”, deklaroi Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *