Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte ditën e sotme në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, Lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit.
“Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”, tha Lame.
Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, Zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit.