Video virale/ Momenti kur e moshuara nxirret nga rrënojat, pas bombardimeve në Ukrainë

Të paktën 13 persona u vranë dhe 87 të tjerë u plagosën sot, si pasojë e bombardimeve ruse në një kompleks apartamentesh në Zarpozhija të Ukrainës.

Pamjet tronditëse të publikuara në mediet sociale nga zyrtarë ukrainas tregojnë momentin kur ekipet shpëtuese nxjerrin të gjallë një grua të moshuar nga rrënojat e një ndërtese.

Zyrtari lokal, Anatoly Kurtev, tha se të paktën 20 shtëpi dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet, përveç ndërtesës së lartë që u shkatërrua. Ushtria ukrainase gjithashtu konfirmoi sulmin, duke thënë se ka dhjetëra viktima.

Breshëria para agimit ishte sulmi i dytë i tillë në qytet në tre ditë dhe erdhi një ditë pasi një shpërthim goditi rrugën e Krimesë dhe urën hekurudhore, një rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ushtarake ruse që po luftojnë për të ruajtur pozicionet e tyre rreth qytetit Kherson, në Ukrainën jugore.

Avionët luftarakë rusë qëlluan të paktën 12 raketa në objektiva në Zaporizhija në sulmin e fundit, duke shkatërruar pjesërisht një kompleks apartamentesh nëntëkatëshe, duke rrafshuar pesë ndërtesa të tjera banimi dhe duke shkaktuar dëme në shumë të tjera, tha Alexander Staruk, guvernatori i rajonit Zaporizhia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *