Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Elbasan, ku mbeti i plagosur 21-vjeçari Fabio Shybehja.
U mësua se i plagosuri ka një lokal në zonën e lagjes “28 Nëntori” , ndërsa autori Petrit R. 54 vjeç është endacak që mbledh kanoçe nëpër qytet, dhe thuhet se është person i alkoolizuar.
U bë e ditur se autori ka qenë duke ofenduar familjarët e pronarit të lokalit, ku ky i fundit e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit. Pasi e nxorri jashtë autori shkoi te tek karroca ku kishte kanoçet mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes./Abcnews.al