Stilisti legjendar, Giorgio Armani, ka dhënë së fundmi një intervistë për CNN, ku ka folur për veten dhe moshën.
“Duhet të harroj që jam 88 vjeç, përndryshe ka mbaruar. Duhet të provoj sikur kam filluar sot dhe ky është një problem sepse kur zgjohem në mëngjes, jam 88 vjeç, gjë që është shumë e vështirë. Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse dua që puna ime aktuale të vlerësohet, të mos ketë çmim për atë që kam bërë. Kjo është ajo që më zgjon çdo mëngjes. Unë ende duhet të testoj veten. Kurrë në jetë nuk kam ëndërruar kaq shumë, dy-tri ëndrra në një natë. Ndonjëherë ëndërroj të bëj një sfilatë të bukur mode dhe kur zgjohem, jam shumë i zemëruar sepse ishte vetëm një ëndërr”, u shpreh Giorgio.
Më tej, ai ka reaguar edhe për ndjesitë që i ka sjellë lufta në Ukrainë, duke thënë: “Kur shikoj lajmet dhe shoh imazhet e vuajtjes, më duket sikur ajo që po bëj nuk ka kuptim në ditët e sotme. E vështirë është për punën time, por duhet ta mposht këtë ndjenjë, këtë lloj frenimi që kam që nuk më mundëson të krijoj. Kam një shembull: spektaklin e fundit vendosa ta shfaq pa muzikë. Kishte vetëm pak ditë që kishte nisur lufta, unë bëra një konferencë për shtyp në këtë sallë. Më pyetën për modën dhe në atë moment nuk mund të flisja për të”.