Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 6 persona në Durrës

Gjashtë persona janë arrestuar sot  nga policia e Durrësit.

Sipas njoftimit të bluve u arrestuan shtetasit:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nëns së ish-bashkëshortes së tij.

  1. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu në pranga ra edhe shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *