Fillimi i ditës në një mënyrë të mirë dhe të rregullt është pa dyshim edhe meritë e një rutine të mirë të përkujdesit ndaj vetes në mëngjes mund të ndikojë në humorin tuaj gjatë gjithë ditës. Si e tillë, koha që zgjidhni për të larë dhëmbët mund të ndikojë më shumë sesa vetëm disponimin tuaj, shprehen ekspertët.
Sipas Anna Peterson, një eksperte dentare, paralajmëroi ndjekësit e saj në TikTok se ata duhet t’i lajnë dhëmbët para mëngjesit, jo pas. Larja e dhëmbëve pas mëngjesit në fakt mund t’i dëmtojë ata. “A e dini se nuk duhet t’i lani dhëmbët pas mëngjesit? Gjithmonë më parë. Kur hani mëngjes, goja juaj bëhet acidike.
Pra, ajo që po bëni kur i lani dhëmbët pas mëngjesit është të lani acidin direkt në dhëmbë dhe kjo shkatërron smaltin”, ka shpjeguar ajo. Ndërsa larja e dhëmbëve para mëngjesit mund të duket si një gjë e pakëndshme, Peterson thotë se ka më shumë pozitive.
Larja e dhëmbëve para mëngjesit mbron dhëmbët nga çdo gjë që hani dhe parandalon shkatërrimin e smaltit. “Pse askush nuk na e thotë këtë?” pyeti një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “Unë kurrë nuk mësova asgjë për kujdesin personal kur isha në shkollë!”