Shefja e FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen, duhen politika të kujdesshme!

Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun ka dejklaruar ditën e sotme se ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen në vitin 2023.

Në një konferencë për mediat ku dha gjetjet paraprake të monitorimit 2-javor të ekonomisë, shefja e FMN tha se Shqipëria duhet të marrë masa për politika monetare të kujdesshme, pasi bankat janë të ekpozuara ndaj rreziqeve. Më tej ajo ka theksuar se norma e inflacionit do të vijojë të mbetet e lartë, duke shtuar se financat publike duhet të jenë të besueshme dhe efikase.

“Doja të vija theksin në disa elementë. Ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë goditjen që prej vitit 2019. Rritja ekonomike për vitin 2022 qëndron në 3.7% falë turizmit ndërsa në vitin 2023 do të kemi një ulje në 2%.

Rreziqet në rritje që vijnë nga lufta dhe inflacioni po rritet. Shqipëria do të përballet me kushte të shtrënguara financimi. Duhen politika të kujdesshme dhe vigjilente. Problem borxhi publik. Konsolidimi financiar është jetik për politikat e manovrimit. Ne rekomandojmë që qeveria të ketë një bilanc primar në 0 për buxhetin dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin për vitin 2024 me një bilanc primar në 1.4%. Strategjia afatmesme e të ardhurave, të ardhurat publike duhen ruajtur dhe duhen zbutur kostot e huamarrjes. Politika monetare jemi dakord që të normalizojmë politikën e marrë nga Banka e Shqipërisë për të rritur normat e interesit ndërsa sistemi mbetet i mbështetur nga FMN. Bankat janë të ekspozuara ndaj rrezikut. Në muajin dhjetor do të botohet raporti i plotë”, deklaroi shefja e FMN.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *