Kushi: Së shpejti do të kemi një ligj të ri për Akademinë e Shkencave

Ministrja e Arsimit Evis Kushi nga konferenca e 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tha se ky institucion është i i rëndësishëm për shkencën dhe dijen.

Në konferencën e cila po mbahet në sallën e parlamentit, Kushi theksoi se qeveria po punon fort për një ligj të ri për shkencën për t’iu përshtatur nevojave bashkëkohore.

“Akademia e Shkencave pati guximin të reformohej dhe të ndiqte trendin e kohës. Sot akademia është institucioni më i rëndësishëm për shkencën dhe dijen. Sot kjo akademi nuk e harroi për asnjëherë Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, me të cilën ka pasur një bashkëpunim në lidhje me projekte të mëdha të përbashkëta.

Akademia e shkencave ka nxitur bashkëpunimin me organizata të ndryshme ndërkombëtare duke pasur bashkëpunime me 50 akademi simotra.

Në cilësinë e Ministres së Arsimit mund t’iu them se po punojmë fort për ligjin e ri për shkencën që do të sjellë transformimin rrënjësor të sistemit të dijes në vend nisur nga nevoja për t’iu përshtatur nevojat bashkëkohore”, tha Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *