Në konferencën e mbajtur në Parlament për 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, kryeministri Edi Rama tha se ky institucioni është “sakatuar” nga politika.
Rama tha se duhet menduar për vijshmërinë e Akademisë së Shkencave.
“Me sot jemi shumë larg e saj që duhet të ishim. Dhe në rast se mes të djeshmes dhe të sotmes, futet sot ku vlugu i politikës dhe kryengritja e injorantëve, nuk do të ishin në mesin e kasaphanës me rrjetin e dijes dhe infrastrukturën e dijes.
Dikur Akademia e Shkencave ishte vendi ku garantoheshin studime dhe projekte madhore, nuk është më sot, sepse nuk u lejua që të jetë.
E ndërkohë është fakt se ne nuk patën vëmendje të mendojmë realisht për vijshmërinë por goditëm në themele Akademinë e Shkencave dhe ngelem jashtë standardeve europiane” tha Rama.