Mbrëmja e 7 tetorit përkoi me fillimin e “Dancing With The Stars”. U përfol prej muajsh për personazhet e famshëm që do të ishin pjesë, teksa vetëm disa ditë para premierës zbuluam VIP-at pjesëmarrës.
Emra më “in” të momentit si: Sara Hoxha, Megi Pojani, Elhaida Dani e shumë të tjerë dhuruan spektakël në natën e parë të programit. Mirëpo, së fundmi është bërë me dije emri i këngëtares së njohur e cila ka refuzuar ftesën e producentëve të spektaklit për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars.”
Bëhet fjalë për Mihrije Brahën, e cila për shkak të angazhimeve të saj në karrierën muzikore i ka thënë “jo” kësaj eksperience. Lajmi është bërë i ditur nga ‘Prive’, ku ndër të tjera sipas Mihrijes koha që kërkon ky spektakël do t’i bëhej pengesë në punën e saj.
Sakaq kujtojmë që juria që do të gjykojnë performancat e konkurentëve përbëhet nga kryetari i jurisë Kledi Kadiu dhe anëtarët e tjerë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari. Ndërkohë që prezantimi i këtij spektakli siç dihet prej kohësh, i është besuar Bora Zemanit dhe Eno Popit i cili pret konkurentët në “Gold Room.”