U kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, procedohen penalisht 2 persona

2 shtetas janë preceduar penalisht pasi akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Bëhet fjalë për shtetasin – H. I., 55 vjeç, banues në Shkozë të cilit gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u gjetën të fshehur 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin nga shtetasi H. I., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu  shtetasi – O. T., 40 vjeç, banues në Korçë i cili po  transportonte kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:

– H. I., 55 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në mjetin kamion tip “Scania” që drejtonte 55-vjeçari, u gjetën të fshehur 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin nga shtetasi H. I., me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

– O. T., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet operacionale të Policisë Kufitare, në fshatin Drenovë, Korçë, me 5 emigrantë, të cilët dyshohet se do t’i transportonte kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *