FMN kundër Aministisë Fiskale, Balla i vendosur: Populli e mbështet, ne do ta miratojmë!

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se qeveria do ta miratojë Amnistinë Fiskale.

Gjatë fjalës së tij, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar Balla tha se me anë të Këshillimit Kombëtar ka rezultar se 2/3 e popullit e mbështet këtë nismë duke shtuar se kjo është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni. Më tej ai shton se ne do ta bëjmë këtë gjë dhe çdo deputet duhet të kuptojë se kjo është një gjë shumë e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Ajo që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë. Besoj se edhe ju mediat duhet të verifikoni mbështetjen që ekziston në publik për amnistinë fiskale. Na rezulton që 2/3 e shqiptarëve e mbështesin, është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni që ka kaluar nga një kohë që ishte e shoqëruar me informalitet. Duhet tu japim një mundësi, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale. Natyrshëm duke bërë diçka që ka bërë pjesa më e madhe e BE-së, gjatë kohës së anëtarë rë BE-së. Përshembull, Greqia e bëri në vitin 2004. Kalimi i Greqisë nga Dhrahmia tek euro solli një domosdoshmëri për ta bërë. Ne do ta bëjmë këtë gjë dhe çdo deputeti duhet të kuptojë se kjo është një gjë shumë e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Nëse lufta me predha, me tanke, ndodh në Ukrainë, inflacioni i kësaj lufte prek të gjitha vendet. Kështu që ky është synimi ynë, të dialogojmë më të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të kuptojnë se ky është një qëllim për t’i shërbyer vendit”, tha Balla.

Amnistia fiskale/ FMN: Shqipëria nuk është gati, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *