Shfaqet joshëse në Instagram, komenti epik i nënës së saj i ‘prish’ foton Rita Orës

Ylli botëror me origjinë shqiptare Rita Ora, ka qenë në qendër të diskutimeve pas performancës së saj elektrizuese në hapjen e kampionatit botëror të ragbit në konkurencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re. Rita interpretoi në ‘Auckland’ në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaje.

Rita Ora dukej mahnitëse e veshur me të zeza, ku kishte nxjerrë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhequr vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në ‘Instagram’. “Qenke bërë për pite”,- shkroi Vera në komentin e saj.

Më herët, Rita Ora konfirmoi për herë të parë zërat mbi martesën e saj me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin e njohur dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *