Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998.
INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2022, krahasuar me Gusht 2022 është 0,6%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,99 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,41 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,13 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 17,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,3%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,9%, “Shërbimi arsimor” me 1,8%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 0,9% secili.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u rritën me me 30,0%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 24,0%, “bukë dhe drithëra” me 17,3%, “peshk” dhe “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,1% secili, “mish” me 12,0%, “zarzavate përfshirë patatet” me 8,5%, etj.
Krahasuar me muajin Gusht 2022, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 2,1%, pasuar nga grupet “Shërbimi arsimor” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7%./Monitor