Një grua në SHBA ka krijuar ‘Lista e ish të dashurve’ një listë të dhënash ku gratë ndajnë përvojat e tyre të këqija me burrat me të cilët kanë dalë. Ajo e quan faqen e saj një ‘Tripadvisor për ish-et’. Pak a shumë si ai për udhëtimet, por ky është për të kategorizuar burrat.
Trejsi Tegan është themeluesja e listës. Në këtë listë gjen emra burrash që i kanë tradhtuar partneret e tyre, i kanë dhunuar verbalisht, fizikisht, ose thjesht i kanë trajtuar ato me mungesë respekti.
“Ky vend është për të gjitha ju gratë atje jashtë që keni qenë të dashuruara me një djalë që nuk ju ka dhënë mjaftueshëm dhe ju ka shfrytëzuar në mënyra të cilat nuk e kishit menduar se mund të përdoreshit ndonjëherë”, tha Tegan.
“Kërkojeni emrin e tij në listë dhe nëse nuk del asgjë, atëherë jeni me fat. Por nëse gjeni diçka që lidhet me të, do e kuptoni që dyshimet tuaja ishin të sakta”, shton ajo.
Gratë në faqen e internetit janë të ftuara të ndajnë përvojat e tyre në detaje, gjendjen në të cilën ai jeton dhe emrin e ish të dashurit të tyre. Sidoqoftë, informacioni personal nuk duhet të ndahet. Kjo përfshin numrin e telefonit privat të burrit, adresën, vendin e punës dhe informacionin për familjen e tij. Disa gra mendojnë se kjo ide është gjeniale, por të tjera janë kundër.
Dikush mund të shkruajë diçka nga inati. Të tjerë mendojnë po sikur t`ua bëjnë dhe grave diçka të tillë?