Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rënë dakord për nevojën për një takim urgjent të G7 me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
“U pajtuam me kancelarin Olaf Scholz të Gjermanisë që mban presidencën e G7 për një takim urgjent të Grupit”.
“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga Federata Ruse”.
“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi Federatën Ruse dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”, ka thënë më tej ai, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë duke folur në rrugët e Kievit, Zelensky përsëri pretendoi se Moska kishte përdorur armë të prodhuara nga Irani, duke shtuar se Rusia kishte “dy objektiva”.
E para që ai vuri në dukje ishte: “Objektet energjetike – në të gjithë vendin”.
Zelenskyy tha se rajonet e mëposhtme raportuan sulme të tilla: “Kiev, Khmelnytsky, Lviv, Dnipro, Vinnytsia, Frankiv, Zaporizhzhia, Sumy, Kharkiv, Zhytormyr dhe Kirovohrad”.