Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane, pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi që trafikonte kokainë në qytetin e Luganos.
Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 23 dhe një 32-vjeçar, të dy banues në Shqipëri.
Pas një hetimi të policisë, në banesën e shqiptarëve është gjetur kokainë dhe mijëra franga, të cilat dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës. Ndërkohë, të dy ata tashmë do të përballen me trupën gjykuese për t’u njohur më pas me vendimin.