Vendimet e qeverisë/ Kumbaro: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar se aplikimi për stacionet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror, do të nisin më datë 1 nëntor dhe do të mbyllen përpara vjeshtës së vitit 2022.

Gjatë fjalës së saj pas prezantimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se minimumi ligjor i parcelave ligjore do të rritet nga 20% në 30%. Më tej ajo shtoi se kontratat aktuale do të jenë të vlefshme gjatë vitit të ardhshëm apo gjithë kohëzgjatjes për të cilën janë lidhur.

“Një vendim tjetër i qeverisë ka të bëjë me sezonin e ardhshëm veror. Kaluam vendimin për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimin e stacioneve të plazhit sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por më parë për të marrë të gjitha masat që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se ky që kaluam.

Një ndryshim që vlen të përmendet është i kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Ndonëse këtë vit, 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimum ligjor ishte 20%, e ngritëm 30% m. Do të vijojnë kontratat të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër.

Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin siç janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022”, tha Kumbaro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *